Rreth projektit
Vezhguesi Rural
Permiresimi i rolit te OSHC-ve ne mbeshtetje te transparences dhe llogaridhenies se autoriteteve publike dhe bizneseve ne zonat rurale.
Pershkrim i shkurter dhe afatet kohore
Me qellim zhvillimin e qendrueshem te zonave rurale ne Shqiperi, duhet degjuar opinioni i komunitetit lokal dhe interesat e te drejtat duhen marre ne konsiderate. Me presionin ne rritje dhe intensitetin e zhvillimit ekonomik te ketyre zonave (p.sh. industria minerare dhe hidrocentralet), ka lindur nevoja me shume se kurre per nje shoqeri te forte civile ne terren e cila te jete ne gjendje t’i mbaje autoritetet kompetente publike dhe bizneset pergjegjese per respektimin e rregulloreve dhe standardeve mjedisore, shendetesore apo te sigurise.
Projekti synon te adresoje disa nga çeshtjet per te mprehta te zhvillimit rural ne Shqiperi te cilat kane te bejne me cilesine e jetes dhe ruajtjen e standardeve te nje mjedisi te paster dhe te sigurte. Objektivat e pergjithshem te projektit perfshijne:
- Permiresim te performances mjedisore te industrive energjitike dhe nxjerrese ne zonat rurale te Shqiperise;
- Transparence e rritur dhe marrje e pergjegjesive nga ana e autoriteteve publike dhe bizneseve ne lidhje me industrine nxjerrese dhe energjitike (EEI) ne zonat rurale;
- Komunitete rurale (grate dhe burrat) me te informuara dhe te fuqizuara per te monitoruar dhe kontrolluar industrine energjitike dhe nxjerrese ne zonat rural.
Objektivi specifik: Fuqizimi i rolit te Shoqerise Civile ne promovimin e standardeve te monitorimit dhe sigurimit te perdorimit te qendrueshem te burimeve natyrore nga industria nxjerrese dhe energjitike ne zonat rurale.
Implementimi i projektit do te zgjase 24 muaj, nga Prilli 2018- Mars 2020
Projekti do te shfrytezoje edhe praktikat me te mira ne lidhje me zhvillimin rural te marra nga eksperienca Bullgare rreth transparences dhe llogaridhenies e Industrive Energjitike dhe Nxjerrese (EEI) per sa i takon rritjes se ndergjegjesimit publik, aksesit tek informacioni dhe drejtesia si dhe angazhimit te publikut nepermjet kanaleve innovative te mediave.
Projekti pritet te pergatise 4 output-e kryesore:
Output 1 - Ofrimin tek OSHC-te dhe perfaqesuesve te mediave te nje pakete per ngritjen e kapaciteteve, ne lidhje me rolin vezhgues dhe monitorues te tyre.
Output 2 - Nje fushate informuese per publikun.
Output 3 - Aksionet e monitorimit e te 5 spoteve te industrive energjitike dhe nxjerrese
Output 4 - Sherbimet ligjore per te 5 industrite energjitike dhe nxjerrese te targetuara.
Përshkrimi i plotë i projektit Vëzhguesi Rural

Programi dhe afatet e zbatimit të projektit
