Dëmet e shkaktuara në lum prej HEC-eve

Dëmet akumuluese mjedisore të shkaktuara nga ndërtimi i HEC-eve në lum ose pjesë të lumit

Hidrocentralet e vegjël në Shqipëri janë kryesisht instalime Run-of-the River, te tipit kaskade. Shumica e skemave kërkojnë vendosjen e pritave apo devijacioneve në kanale. Bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore, neni 39: - 2. Çdo përdorues i ujit është i detyruar që në rrjedhën natyrore të lejojë rrjedhjen minimale ekologjike, duke mos e përfshirë atë në sasinë e ujit që është i autorizuar të përdorë. 3. Sasia e rrjedhjes minimale ekologjike për çdo trup ujor natyror përcaktohet sipas planeve të menaxhimit të baseneve dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore, duke u bazuar në karakteristikat specifike dhe vlerat natyrore e ekologjike që ka baseni ujor. 4. Pavarësisht nga sasia e rrjedhjes ekologjike që përcaktohet në planet e menaxhimit të baseneve, ajo nuk mund të jetë më e vogël se prurja me qëndrueshmëri 355 ditë në vit (Q355).

Sidoqoftë, ka shumë raste kur konstatohen shtreter te thate ne lumenjte ku instalohen impiantet e HEC.

Leja mjedisore e kërkuar për këtë lloj të aktivitetit është: miratimi paraprak i VNM

Hidrocentralet e ketij tipi shkaktojnë ndikimet e mëposhtme mjedisore:

  • vendosja e pritave pengon lëvizjen e lirshme te sedimenteve poshte prites, lëndëve organike, ushqyesve, specieve ujore dhe propagulave;
  • shqetesohet lëvizja e lire e peshqve në rrjedhën e sipërme dhe te poshtme te prites (p.sh., troftë, cyprinides), duke penguar riprodhimin, ushqimin dhe duke kërcënuar përfundimin e ciklit të jetës, si per llojet qe migrojne drejt detit, edhe per ato brenda lumit;
  • nivelet e ngritura të ujit në rrjedhën e sipërme të prites, zvogëlojnë ndryshueshmërinë e rrjedhës, shpejtësinë dhe turbulencën dhe nxisin depozitimin e sedimenteve, duke krijuar një mjedis ne formen e pellgut;
  • erozioni poshte prites per shkak te shpejtesise se rrjedhjes; reduktimi dhe fragmentimi i habitateve natyrore te bimësisë, mikroinvertebrorëve dhe peshqve.

Efekti kumulativ i skemave të hidrocentraleve përgjatë të njëjtit lumë është më i madh në faunën e peshqve dhe makro-vertebrorëve të lumit, duke shkaktuar një reduktim në popullsinë dhe diversitetin e llojeve.

Nevojitet monitorimi i mëtejshëm për të kontrolluar se rrjedha ekologjike minimale e ujit e përcaktuar me ligj respektohet nga secili HEC.