Peticionet

Si formulohet një peticion (kërkesë)

Në Nenin 2/2, të Kushtetutës së Shqipërisë thuhet se populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.

Në Nenin 46/1, të saj, ndër të drejtat civile dhe politike sanksionohet edhe e drejta që kushdo ka të drejtë të organizohet kolektivisht për çfarëdo qëllimi të ligjshëm.

Në Neni 48, përcaktohet se, kushdo, vetë ose së bashku me të tjerë, mund t’u drejtojë kërkesa, ankesa ose vërejtje organeve publike, të cilat janë të detyruara të përgjigjen në afatet dhe kushtet e caktuara me ligj.

Në Rregulloren e Brendshme të Kuvendit përcaktohet se Peticionet, të cilat i drejtohen Kuvendit, shqyrtohen nga komisionet e përhershme përkatëse. Pranohen për shqyrtim peticionet, të cilat janë bërë:

  • me shkrim,
  • kanë emrin e dërguesit dhe nënshkrimet përkatëse,
  • janë të kuptueshme dhe tregojnë qartë objektin e tyre.

Peticionet dërgohen nga Kryetari i Kuvendit në komisionin e përhershëm parlamentar që ka lidhje me objektin e paraqitur në peticion. Kryetari komisionit mund t’ia kthejë peticionin dërguesve për rihartim ose t’u kërkojë atyre sqarime shtesë.

Shembull