Konventa e Aarhus-it

Konventa ”Për Aksesin ne Informacion, Pjesmarrjen Publike në Vendimarrje dhe Aksesin në Drejtësi për Çështje Mjedisore (ratifikuar me Ligjin nr.8672, datë 26.10.2000 “Për aderimin e Shqipërisë në Konventën e Aarhusit”)

Konventa e Aarhusit dhe të drejtat që ajo siguron janë kthyer tashmë në mjete praktike për publikun, shoqërinë civile për të siguruar informacion dhe përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse për mjedisin. Duke patur parasysh që këto janë praktika të reja dhe të vështira për t’u zbatuar, madje jo vetëm për Shqipërinë, Konventa e Aarhusit siguron dhe mekanizmat mbrojtës të këtyre të drejtave: ajo sanksionon të drejtën e publikut për t’iu drejtuar gjykatës kur shkelen dy shtyllat e para të Konventës. Megjithatë zbatimi praktik i të drejtës për t’iu drejtuar gjykatës për çështje mjedisore ka rezultuar i vështirë në praktikë, sidomos për vendet në tranzicion, në të cilat bën pjesë dhe Shqipëria.

Si akt normativ me karakter ndërkombëtar, Konventa e Aarhus-it vendos një numër të drejtash për publikun (qytetarët dhe asociacionet e tyre) në lidhje me mjedisin. Autoritetet publike (në nivel kombëtar, rajonal ose lokal) duhet të kontribuojnë që këto të drejta të mos mbeten vetëm në rrafshin teorik por të bëhen efektive duke u zbatuar në praktikë. Në përmbajtjen e saj, Konventa rregullon tri fusha kryesore:

  • Të drejtën e secilit që të marrë informata mjedisore që mbahen nga autoritetet publike

Kjo përfshin informacionnet mbi gjendjen e mjedisit, por edhe politikat dhe masat e ndërmarra, ose gjendjen e shëndetit të njerëzve dhe sigurinë kur ajo mund të ndikohet nga gjendja e mjedisit. Qytetarëve iu garantohet që mund të marrin informacionnin e kërkuar brenda një muaji pas paraqitjes së kërkesës, pa qenë të detyruar t’i japin arsyet se pse e kërkojnë atë informacion. Për më tepër, autoritetet publike, sipas Konventës, janë të përgjegjshëm të ofrojnë qytetarëve indormacionin mjedisor me të cilin disponojnë ("qasja në indormacionin mjedisor");

  • Të drejtën për të marrë pjesë në fazat e nismës të procesit të vendimmarrjes për mjedisin

Autoritetet duhet t’i bëjnë të gjitha veprimet e duhura për t’ju mundësuar qytetarëve dhe organizatave mjedisore të ofrojnë komente dhe propozime përkitazi me projektet që trajtojnë mjedisin, planet dhe programet mjedisore, dhe ato komente të merren në konsideratë gjatë procesit të vendimmarrjes ("pjesëmarrja e publikut në vendimmarrjen mjedisore");

  • Të drejtën e individit t’i drejtohet gjykatave për shkeljen e së drejtës së tij për qasje në informacione mjedisore apo lidhur me vendimet publike që janë marrë pa u respektuar e drejta e pjesëmarrjes publike përcaktuar me nenin 6 të Konventës ("qasja në drejtësi")