Kërkesë për informacion

Si formulohet një kërkesë për informacion?

Sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë por edhe sipas Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, e drejta e informimit është e garantuar dhe kushdo ka të drejtë, në përputhje me ligjin, të marrë informacion për veprimtarinë e organeve shtetërore, si dhe të personave që ushtrojnë funksione shtetërore.

Në bazë të Ligjit nr. 119/2014, “Për të drejtën e infomimit”, kushdo ka të drejtë të njihet me informacionin që prodhohet ose mbahet nga autoritetet publike. Ligji garanton njohjen e publikut me informacion, në kuadër të ushtrimit të të drejtave dhe lirive të individit në praktikë, si dhe të formimit të pikëpamjeve për gjendjen e shtetit e të shoqërisë në fusha të caktuara si mjedisi, shëndeti, etj. E drejta për informim nxit integritetin, transparencën dhe përgjegjshmërisë e autoriteteve publike.

Kërkesa për informim duhet të përmbajë:

  • emrin dhe mbiemrin e kërkuesit
  • adresën postare ose elektronike ku kërkohet të dërgohet informacioni
  • bazën ligjore (nuk është e domosdoshme por ndihmon në përfocimin e të drejtës suaj)
  • përshkrimin e informacionit që kërkohet
  • formatin në të cilin preferohet informacioni (me e-mail, të printuara, në CD, etj.)
  • çdo të dhënë që kërkuesi gjykon se mund të ndihmojë në identifikimin e informacionit të kërkuar


Kërkesë për informacion drejtuar një institucioni shtetëror (shembull)

Kërkesë shembull