Të drejtat e tua

Hyrje

Tek kjo faqe do të mund të gjeni informacion të plotë mbi të drejtat tuaja në lidhje me mjedisin të parashikuara sipas ligjeve në fuqi dhe konventave ndërkombëtare. Ju mund ta shfrytëzoni këtë informacion për të vendosur mbi hapat që do të ndërmerrni më tutje, për kuptuar se çfarë mund të kërkoni nga institucionet shtetërore, bizneset e përfshira dhe për të ngritur padi gjyqësore.

Pasqyra

E drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm

E drejta për të marrë pjesë në konsultim publik

E drejta për tu informuar

E drejta për dëmshpërblim në rastin e dëmit mjedisor

E drejta për tu organizuar, formuar shoqata, irganizuar tubime, etj.

E drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm

Kjo e drejtë mbrohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Ligji Nr. 10 431, datë 9.6.2011 "Për mbrojtjen e mjedisit"

Pika 1 e Nenit 59 në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë thuhet:

Shteti, brenda kompetencave kushtetuese dhe mjeteve që disponon, si dhe në plotësim të nismës dhe të përgjegjësisë private, synon:

  • standardin më të lartë shëndetësor, fizik e mendor, të mundshëm;
  • një mjedis të shëndetshëm dhe ekologjikisht të përshtatshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm;
  • shfrytëzimin racional të pyjeve, ujërave, kullotave dhe burimeve të tjera natyrore mbi bazën e parimit të zhvillimit të qëndrueshëm;

Ligji për "Mbrojtjen e mjedisit" ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit në një nivel të lartë, ruajtjen dhe përmirësimin e tij, parandalimin dhe pakësimin e rreziqeve ndaj jetës e shëndetit të njeriut, sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, në dobi të brezave të sotëm dhe të ardhshëm, si dhe sigurimin e kushteve për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Objekti i ligjit është:

  • parandalimi, kontrolli dhe ulja e ndotjes së ujit, ajrit, tokës dhe ndotjeve të tjera të çdo lloji
  • ruajtja, mbrojtja dhe përmirësimi i natyrës dhe i biodiversitetit
  • ruajtja, mbrojtja dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë mjedisore me pjesëmarrje publike
  • përdorimi i matur dhe racional i natyrës dhe i burimeve të saj
  • ruajtja dhe rehabilitimi i vlerave kulturore dhe estetike të peisazhit natyror
  • mbrojtja dhe përmirësimi i kushteve të mjedisit
  • mbrojtja dhe përmirësimi i cilësisë së jetës dhe shëndetit të njeriut

Njihu me legjislacionin e plotë për qeverisjen e mjedisit

E drejta për të marrë pjesë në konsultim publik

Pjesëmarrja e publikut në çështjet mjedisore në Shqipëri përcaktohet në një numër ligjesh në legjislacionin shqiptar dhe kjo paketë ligjore ka rëndësi të veçantë në demokracinë mjedisore në vend. Kryesisht përmendim:

  • Neni 48 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i cili përshkruan të drejtën e garantuar të qytetarit për t'iu drejtuar kërkesa, ankesa ose vërejtje organeve publike, të cilat janë të detyruara të përgjigjen në afatet dhe kushtet e caktuara me ligj.
  • Ligji për ratifikimin e “Konventës së Aarhus-it për të drejtën e publikut për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t’iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit”
  • Ligji “Për mbrojtjen e mjedisit”, i cili në Nenin 13 të tij përcakton parimin e të drejtës për informim dhe të pjesëmarrjes së publikut, duke zgjeruar në pikën 2 të tij edhe procedurat (hartimi dhe miratimi i strategjive, planet dhe programet për mbrojtjen e mjedisit, lejet mjedisoreetj.) në të cilat palët e interesuara kanë mundësi reale për të marrë pjesë.
  • Vendimi i Këshillit të Ministrave “Për tërheqjen e mendimit të publikut në vendimarrje për mjedisin”.
  • Ligji për ratifikimin e Konventës së “Espoo” dhe Ligji "Mbi mbrojtjen e mjedisit nga ndikimet ndër kufitare" i jep publikut mundësi në vendimmarrje ndërkombëtare”.

Njihu me legjislacionin e plotë për qeverisjen e mjedisit

E drejta për tu informuar

Informimi i publikut në çështjet mjedisore në Shqipëri përcaktohet në një numër ligjesh në legjislacionin shqiptar dhe kjo paketë ligjore ka rëndësi të veçantë në demokracinë mjedisore në vend. Kryesisht përmendim:

  • Nenet 23 dhe 56 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të cilët përshkruajnë të drejtën e garantuar të qytetarit për t’u informuar në lidhje me gjendjen e mjedisit dhe mbrojtjen e tij.
  • Kodi i Procedurave Administrative, në kreun II “E drejta për t’u informuar”, përgjatë Neneve 51-55 përshkruan detyrimet e administratës për informimin e qytetarëve, duke mbështetur parimin e një administrate të hapur dhe transparente.
  • Ligji për ratifikimin e “Konventës së Aarhus-it për të drejtën e publikut për të pasur informacion.
  • Ligji “Për mbrojtjen e mjedisit”, i cili në Nenin 13 të tij përcakton parimin e të drejtës për informim dhe të pjesëmarrjes së publikut, duke zgjeruar në pikën 2 të tij edhe procedurat (hartimi dhe miratimi i strategjive, planet dhe programet për mbrojtjen e mjedisit, lejet mjedisore, etj.) në të cilat palët e interesuara kanë mundësi reale për të marrë pjesë.
  • Ligji “Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare”, i cili rregullon të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare dhe përcakton në kreun II të tij detyrimet e autoritetit publik dhe në kreun III të tij ankimimin administrativ.

Njihu me legjislacionin e plotë për qeverisjen e mjedisit

E drejta për dëmshpërblim në rastin e dëmit mjedisor

Kompensimi i dëmit në mjedis dhe ndaj pronës private në çështjet mjedisore në Shqipëri përcaktohet në një numër ligjesh në legjislacionin shqiptar dhe kjo paketë ligjore ka rëndësi të veçantë në demokracinë mjedisore në vend. Kryesisht përmendim:

  • Ligji “Për mbrojtjen e mjedisit”, i cili në Nenet 50, 51, 52 dhe 53 të tij përcakton:
    • Përgjegjësinë për dëmin në mjedis
    • Shpenzimet për masat parandaluese dhe rehabilituese
    • Kompensimi i dëmit në mjedis
    • Detyrimi për të vënë paraprakisht në dispozicion fonde për kompensimin e dëmit
  • etj (në ndërtim)

Njihu me legjislacionin e plotë për qeverisjen e mjedisit

E drejta për tu organizuar, formuar shoqata, organizuar tubime, etj.

Kjo e drejtë mbrohet nga Neni 46, Kreu III mbi Liritë dhe të drejtat politike të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në këtë nen thuhet:

  • Kushdo ka të drejtë të organizohet kolektivisht për çfarëdo qëllimi të ligjshëm.
  • Regjistrimi në gjykatë i organizatave ose i shoqatave bëhet sipas procedurës së parashikuar me ligj.

Këtu do të gjeni përshkrimin e plotë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Njihu me legjislacionin e plotë për qeverisjen e mjedisit