Këndi i Komunitetit

Hyrje

Tek kjo faqe do të mund të gjeni informacion të përgjithshëm mbi të drejtat e qytetarëve në raport me mjedisin dhe veprimet që mund të ndërmarrin ata për të mbrojtur këto të drejta. Ky informacion do t'ju ndihmojë që të krijoni një bazë nisjeje për të vazhduar më tej me veprime në rrugë institucionale e ligjore për mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtave tuaja si qytetarë.

Pasi të kensi konsultuar përmbajtjen e kësaj faqeje, ju mund të kërkoni informacion më të detajuar duke kontaktuar ekspertin nëpërmjet duke formularit Kërko ndihmën e ekspertit.

Pasqyra e faqes

Çfarë mund të bësh ti?

Kërko ndihmën e ekspertit

Njihu me të drejtat e tua

Ligjet që qeverisin shfrytëzimin e burimeve natyrore

Institucionet përgjegjëse për çështjet e shfrytëzimit të burimeve natyrore

Pyetje të shpeshta

Si qytetar i Republikës së Shqipërisë ti ke të drejtën të dalësh në mbrojtje të mjedisit, të interesave të tua si individ dhe të komunitetit. Kjo e drejtë është e garantuar nga Kushtetuta e Shqipërisë, VKM e shpallura ndër vite dhe konventat ndërkombëtare, në të cilat Shqipëria merr pjesë. Ti mund t'i ushtrosh të drejtat e tua duke ndërmarrë këto veprime konkrete.

  • Ti mund të kërkosh transparencë institucionale për çdo aktivitet privat ose shtetëror që ka të bëjë me mjedisin.
  • Ti mund të bashkosh forcat me qytetarë të tjerë ose komunitetin dhe të mbroni të drejtat tuaja.
  • Ti mund të ngresh padi gjyqësore kundër subjektit që ka shkaktuar dëm mjedisor ose që ka shkelur të drejtat e tua ose të komunitetit.
  • Ti mund të kërkosh dëmshpërmblim në rast të një dëmi mjedisor ose të kërkosh pezullimin e veprimtarisë.

Kliko këtu për tu njohur më në detaje me veprimet që mund të ndërmarrësh për të mbrojtur të drejtat e tua.


Si formulohet një kërkesë për informacion.

Si formulohet një Peticion (kërkesë ose ankesë) drejtuar Kuvendit të Shqipërisë.

Si formulohet një kërkesë për padi gjyqësore.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe një numër ligjesh e konventash ndërkombëtare garantojnë të drejtat e qytetarëve shqiptarë për ndërmarrë hapa institucionalë e ligjorë me iniciativën e tyre në mbrojtje të mjedisit, shëndetit dhe pronës private nëse ato rrezikohen ose dëmtohen nga aktiviteti i operatorëve ekonomikë që kanë marrë në shfrytëzim burimet natyrore. Më të rëndësishmet ndër to përmendim:

  • E drejta për të jetuar në një mjedis të shëndetshëm
  • E drejta për të marrë pjesë në konsultim publik
  • E drejta për tu informuar
  • E drejta për ngritur padi gjyqësore
  • E drejta për dëmshpërblim në rastin e dëmit mjedisor
  • E drejta për tu organizuar, formuar shoqata, organizuar tubime, etj.

Kliko këtu për tu njohur më në detaje me ligjet që garantojnë të drejtat a tua në raport me mjedisin.

Parlamenti i Shqipërisë ka aprovuar ndër vite mbi 20 ligje për menaxhimin dhe mbrojtjen e mjedisit. Këto ligje përcaktojnë dhe rregullojnë aspekte të ndryshme të kësaj detyre. Grupimet e ligjeve sipas fushës së veprimit:

  • Ligjet për mjedisin
  • Ligjet për minierat
  • Ligjet për energjinë
  • Ligjet për hidrokarburet
  • Ligjet për lejet
  • Ligjet për monitorimin e bizneseve që shfrytëzojnë burimet natyore

Kliko këtu për tu njohur më në detaje me ligjet që qeverisin shfrytëzimin e burimeve natyrore.

Janë një numër institucionesh shtetëtore, të cilat sipas ligjeve në fuqi janë përgjegjëse për aspekte të ndryshme të menaxhimit të çështjeve mjedisore. Tek lista e institucioneve ju mund të njiheni me të gjitha institucionet përgjegjëse për vlerësimin e investimeve me ndikim në mjedis, monitorimin e aktivitetit, respektimin e rregulloreve, standardeve mjedisore, standardeve shëndetësore e atyre të sigurisë . Ju mund ta shfryëtzoni këtë informacion për të kuptuar se cilit institucion duhet t'i drejtoheni për secilën nga çështjet e ndryshme të kauzës suaj.

  • Ministria e Mjedisit
  • Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës
  • Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
  • Agjencia Kombëtare e Mjedisit
  • Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit
  • Agjencia e Zhvillimit të Territorit
  • Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
  • Bashkia Bulqizë
  • Bashkia Prrenjas
  • Bashkia Roskovec
  • Bashkia Selenice

Klikoni këtu për të njohur me adresat dhe kontaktet e institucioneve përgjegjëse.

Pyetje të shpeshta

Sa gjasa ka që të jem i suksesshëm në mbrojtjen e të drejtave të mia ose të komunitetit ku jetoj?

Mbrotja e të drejtave të individid ose të komunitetit, kërkesa për dëmshpërblim dhe pezullimi i aktivitetit të biznesit që ka shkaktuar një dëm mjedisor është një proces i gjatë dhe kompleks, por jo i pamundur. Përballjet me institucionet e shumta shtetërore, gjykatat dhe vetë invesitorët mund të jenë të vështira dhe mund të kërkojnë shumë kohë por janë e vetmja rrugë e sigurtë dhe e qartë për të shmangur keqmenaxhimin dhe abuzimet me mjedisin një herë e përgjithmonë. Ligjet e shtetit shqiptar, konventat ndërkombëtare, organizimet në komunitet dhe partnerët si OSHC-të, juristët dhe ekspertët e sektorit mund t'ju ndihmojnë juve që të organizoni shpejt dhe pa shumë mundim një fushatë të struktuar mirë dhe efikase.

Mos harro! Drejtuesit e politikë janë të zgjedhurit tanë.

Unë kam njohje të personave me pushtet/politikanë/drejtorë/kryetarë institucionesh. A mund të kërkoj ndihmën e tyre?

Personat që janë në poste drejtuese ose në krye të institucionieve mund të të ndihmojnë në shumë drejtime, p.sh. ata mund të ndihmojnë në mbledhjen e informacionit, duke zbatuar detyrat që ua janë ngarkuar me ligj ose duke e prezantuar shqetësimin tuaj tek instancat më të larta nëpërmjet raporteve zyrtare. Por legjislacioni modern shqiptar nuk i jep të drejtë asnjë individi që të marrë vendime sipas dëshirës së vetë edhe kur këto vendime kanë për qëllim mbrojtjen e të drejtave të komunitetit. Të gjitha vendimet në administratën shtetërore merren si rezultat i procedurave, të cilat përfshijnë disa institucione, grupe pune dhe ekspertë të ndryshëm. Lexo më shumë për mekanizmin e vendimmarrjes në administratën shqiptare (...në ndërtim...).

Çfarë përfitoj nëse i futem kësaj rruge?

Nëse një biznes që shfrytëzon burimet natyrore ka shkaktuar një dëm ndaj mjedisit, pronës apo shëndeti tuaj ose pjesëtarëve të tjerë të komunitetit ku jetoni, ju mund të kërkoni të drejtën tuaj për pezullim të aktivitetit, kompensim të dëmit mjedisor ose dëmshpërblim ndaj dëmit që i është shkaktuar pronës ose shëndetit tuaj pa pasur nevojë që të prisni derisa të veprojë politika në emrin tuaj. Rruga ligjore është gjithmonë më e sigurtë dhe më efikase sesa premtimet politike.

Çfarë ndihme më ofron portali Vëzhguesi Rural?

Portali ka si qëllim monitorimin e gjendjes aktuale të shfrytëzimit të territorit të Republikë së Shqipërisë, informimin e publikut mbi të drejtat e veta, mundësitë dhe rrugën e veprimit, ligjet, institucionet përgjegjëse, ofrimin e këshillimit ligjor nëpërmjet ekspertëve juridikë si dhe lidhjen me organizatat lokale që mund të ndihmojnë komunitetin.