Ndotësi paguan

Parimi "Ndotësi paguan"

Parimi “Ndotësi Paguan” synon parandalimin e ndotjes dhe marrjen e masave të kontrollit, por gjithashtu edhe në mbulimin e detyrimeve nga përgjegjësitë p.sh. kostot e rikuperimit të dëmeve ndaj mjedisit. PPP përcakton kostot e parandalimit të ndotjes dhe marrjes se masave të kontrollit për të inkurajuar përdorimin racional të burimeve të pakta mjedisore si dhe për të shmangur problematikat që lindin në tregtinë dhe investimet ndërkombëtare.

E thënë shkurt, bizneset e përgjegjshme duhet të bëjnë me të mirën e tyre për të parandaluar, kontrolluar dhe ndrequr dëmet e shkaktuara ndaj mjedisit. Në mënyrë që të jenë të qëndrueshme, ato duhet të kërkojnë jo vetëm përfitimin ekonomik por të jenë edhe të përgjegjshme nga pikëpamja sociale si dhe miqësore me mjedisin nëpërmjet kujdesit dhe mbështetjes të asaj çka përbën bazën e jetës për shume breza që do të vijnë – një natyrë, ajër, ujë, kafshë dhe bimë, tokë dhe klimë të pastra dhe të ruajtura.

Dokumenti i politikave mbi zbatimin e parimit "Ndotësi paguan" në Shqipëri

në kuadrin e monitorimit dhe kontrollit të industrive nxjerrëse dhe energjetike

Ky dokument politikash eshte pergatitur nga ECO Partners for Sustainable Development ne kuadrin e Projektit “Vezhguesi Rural – permiresimi i rolit te OSHC ne mbeshtetje te transparencies dhe llogaridhenies se autoriteteve publike dhe bizneseve ne zonat rurale”. Projekti vlereson kontributin e ofruar nga Plamen Peev, Dorian Matlia, Irene Dule dhe Anni Koci.

Dokumenti i Politikave të rehabilitimit mjedisor për indistrtitë nxjerrëse dhe energjitike, Nëntor 2019 - Projekti Vëzhguesi Rural

Policy paper on the implementation of the "Polluter pays" principle in Albania

in light of the monitoring and control of the extractive and energy industry

This policy paper is prepared by ECO Partners for Sustainable Development in the frame of the project “Rural Watch – improving CSOs role in supporting transparency and accountability of public authorities and business in the rural areas”. We are grateful for the input provided by Plamen Peev, Dorian Matlia, Irene Dule and Anni Koci.

Policy Paper on EEI environemntal rehabilitation Nentor 2019 - Rural watch project